Një shofer është filmuar teksa po tentonte të dilte nga vetura e tij pas një aksidenti ku për pasojë një person humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan rëndë.
Por ajo që e dallon këtë filmim është se shoferi teksa po dilte nga dritarja e veturës së aksidentuar po shkruante një mesazh në telefon, transmeton Klan Kosova.
A jemi bërë aq të varur ndaj telefonave të mençur sa që edhe në një moment të tillë kritik vendosim ta përdorim?
Wiyang Lautner është 24 vjeçar që humbi kontrollin e veturës ku për pasojë kishte goditur një çift dhe dy kalimtarë të tjerë.
Dëshmitarët e kanë filmuar këtë moment dhe u befasuan tej mase kur panë Lautner të varur nga dritarja duke dërguar një mesazh.
Dy të mbijetuarit nga ky aksident kanë thyer të dy këmbët, dhe ishin të shtrirë jo shumë larg nga Lautner.
Kurse shoferi 24 vjeçar është arrestuar nga policia.
https://www.youtube.com/watch?v=OuH0_M-XfFk
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.