Lajmet e fundit

“Ndoshta ai e sheh potencialin tonë, siç thoni ju ose ndoshta thjesht nuk e di se çfarë do të thotë të luash në këto kushte përballë lojtarëve si Haaland, Odegaard, Nusa apo Sorloth. Kjo nuk është aspak një skuadër e lehtë për t’u përballur.”Ylli anglez shtoi se atmosfera pozitive brenda ekipit duhet të ruhet, pasi objektivi kryesor është arritur.
“Besoj se po përpiqemi të krijojmë një ambient pozitiv dhe duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë, sepse jemi në gjysmëfinale.”Në fund, Bellingham theksoi se jo çdo fitore vjen përmes futbollit spektakolar.
“Nuk i fiton gjithmonë ndeshjet duke qarkulluar topin dhe duke bërë një mijë pasime. Ndonjëherë duhet të fitosh edhe duke luajtur pisët. Dhe pikërisht këtë bëmë sonte”, deklaroi mesfushori anglez./Klankosova.tv