Lajmet e fundit

Manchester City dhe Real Madridi do të përballen në Etihad, në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Në konferencën për shtyp është prononcuar edhe mesfushori Jude Bellingham, i cili theksoi se kanë besim që do ta kalojnë Cityn.
“Të gjithë kanë folur për ta, fitues të tripletës, dhe ata janë një ekip i mrekullueshëm, por kjo është përshtypja nga jashtë. Por ne jemi Real Madridi, ne vetë jemi një ekip mjaft i mirë dhe kemi disa lojtarë të shkëlqyer, nga brenda kemi besim dhe i besojmë asaj që kemi në dhomën e zhveshjes”, u shpreh Bellingham.
Sfida e parë në “Santiago Bernabeu” është mbyllur me rezultat 3-3.
Përndryshe, ndeshja do të zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 21:00.