Kur Tony Sellers shkoi të vizitonte nënën e tij, ajo nuk ishte aty.
79 vjeçarja gjyshe e 11 nipërve dhe mbeshave, ishte larguar nga shtëpia pa u vënë re për të shkuar në studion e tatuazheve, transmeton Klan Kosova.
Si duket gjyshja ‘iku’ nga shtëpia për të bërë tatuazhin e saj të parë!
E pyetur se çfarë do mendonin familja e saj për këtë gjë ajo u përgjigjë që nuk është ky halli i saj.
“Nuk më intereson. Kur je në moshën time, ti duhet të bësh çdo gjë që t’a jetosh jetën në maksimum”, është shprehur ajo.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.