Një njeri me gjysmë mjekër është arrestuar, por jo nga “policia e modës”.
58 vjeçari Kevin Gibson është kapur nga organet e rendit në Miami për shkak të posedimit të 20 gramëve të marihuanës, të cilën kishte tentuar ta shesë.
Sipas Miami New Times, ai është arrestuar edhe disa herë më parë që nga viti 1970 për akuza që kishin të bënin me substanca narkotike dhe konsumim të alkoolit në publik, por që atëherë mjekrën e kishte të plotë.
Fotografia e tij e bërë në polici është shpërndarë shumë herë në rrjete sociale, meqë shumicës po i duket interesant dizajnimi i mjekrës, transmeton Klan Kosova.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.