Lajmet e fundit

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Union Berlinit, me rezultat 5-1, në kuadër të xhiros së 30-të në Bundesliga.
Golin e parë në ndeshje e realizoi Leon Goretzka, në minutën e 29’. Ndërsa për golin e dytë u përkujdes Harry Kane në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Thomas Muller trefishoi epërsinë e bavarezëve me një gol në minutën e 53’.
Bayerni nuk u ndal dhe i shënoi edhe dy gola të shpejtë. Fillimisht realizei Mathys Tel në minutën e 62 dhe Muller në minutën e 66’.
Golin e nderit për Union Berlinin e realizoi Yorbe Vertessen, në minutën e 91’.
Bayerni pas fitores mbetet në vendin e dytë me 66 pikë të grumbulluara, teksa Union Berlini në pozitën e 14-të me 29 sosh. /Klankosova.tv.