Bayern Munich ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit, në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Golin e ka shënuar Joshua Kimmich, në minutën e 63’, pas një asistimi nga Raphael Guerreiro.
Përndryshe, rezultati i përgjithshëm nga dy ndeshjet është në favor të Bayernit, me rezultat 3-2.
Ky është goli i dytë i sezonit për Kimmich dhe i pari në këtë kampanjë në Ligën e Kampionëve.