Lajmet e fundit

Bayern Munchen ka prezantuar ardhjen e parë të kësaj vere.
Bëhet fjalë për mbrojtësin japonez, Hiroki Ito, i cili ka nënshkruar kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2028.
Ky do të jetë transferimi i parë për trajnerin Vincent Kompany.
“Është një nder i madh për mua që mund të luaj për një nga klubet më të mëdha në botë. FC Bayern është gjithashtu një emër i madh në Japoni. Gjithmonë kam dhënë gjithçka për VfB Stuttgart dhe i jam mirënjohës klubit. Tani mezi pres sfidën në Mynih dhe dua të luaj rolin tim që FC Bayern të fitojë shumë trofe. Ishte koha për të ndërmarrë një hap të ri dhe për mua FC Bayern është klubi perfekt për ta bërë këtë”, është shprehur Ito.
Ndryshe, Ito është transferuar në “Allianz Arena” për 30 milionë euro.
.