Lajmet e fundit

Bayern Munich dhe Real Madridi janë ndarë baras 2-2, në sfidën e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Vinicius Junior, në minutën e '24, me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë bavarezët u kthyen në lojë. Fillimisht realizoi Leroy Sane për ngushtimin e epërsisë.
Ndërsa për epërsinë u përkujdes Harry Kane, në minutën e '57, duke shënuar nga penaltia.
Megjithatë, Reali e barazoi rezultatin me anë të Vinicius Junior, në minutën e '83. Ky ishte rezultati final pasi më gola nuk pati nga dy anët.
Përndryshe, kjo është ndeshja e 16-të rresht për bavarezët që nuk kanë pësuar humbje si vendas në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave.