Michale Olise është edhe zyrtarisht lojtari i Bayern Munichut.
Kjo u bë e ditur nga skuadra gjermane.
Olise me 'rekordmenët' ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2029.
"Shqiponja ka ateruar", thuhet në njoftimin e bavarezëve.
Sulmuesi 22-vjeçar transferohet në Munchen nga klubi anglez Crystal Palace, pesëvjeçare deri më 30 qershor 2029-të.
Francezi po ashtu ishte kërkuar nga Chelsea, Arsenali dhe Manchester United, por që oferta e gjigantit gjerman ishte më joshëse.
Raportohet se Bayerni ka paguar 70 milionë euro për Olisen, ndërsa do të paguhet në pjesë të ndryshme.