Lajmet e fundit

Duket se kërkimi për një trajner të ri do të zgjasë edhe më tepër se ishte menduar.
Trajneri aktual Thomas Tuchel, do të largohet në fund të sezonit dhe "bavarezët" shpresojnë për një kthim të mundshëm të Pep Guardiolas, në "Allianz Arena", pas një periudhe tetëvjeçare.
Kështu raporton gazeta e njohur gjermane "Kicker".
Kjo gazetë shkruan se trajnerit i Manchester Cityt, i skadon kontrata në verën e vitit 2025 dhe deri më tani nuk ka ndonjë shenjë për një vazhdim të mundshëm.
Thuhet se spanjolli ka ende një apartment në Munchen dhe se e viziton goxha shpesh këtë qytet.
Por, Guardiola gjatë qëndrimit trevjeçar tek klubi gjerman, e ka ende një çështje të "pazgjidhur".
Ai nuk ka arritur ta fitojë Champions Leaguen me rekordmenët e Gjermanisë derisa me klubin e tij aktual, Manchester Cityn, 53-vjeçari ka fituar gjithçka që është e mundur.