Mbarëvajtja e seancës së pasdites në Kuvendin e Kosovës të mërkurën u përcoll me mjaft interesim.
Por, dikush ka arsye më të forta që ta shikojë këtë mbledhje.
Janë banorët e Llugaxhisë së Lipjanit që kanë kuriozitet më të madh pasi aty emër i propozuar për kryeministër është bashkëvendësi i tyre, Glauk Konjufca, raporton Klan Kosova.
Dikush atë e njeh qysh nga mosha e re.
Mandatarit të propozuar i kujtojnë edhe disa virtyte të mira që i posedon.
Si i tillë thonë se Glauku do i dilte zot postit të kryqeveritarit.
E fjalë miradije kanë edhe për familjen e numrit dy të Vetëvendosjes.
Pavarësisht kësaj, Konjufca s'e kaloi testin për t'i gëzuar banorët e vendit prej nga i ka rrënjët. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=sA02zind31E
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.