Barcelona ka vendosur mbrojtësin e Sportingut të Lisbonës, Gonçalo Inación si objektivin kryesor për të forcuar mbrojtjen pas largimit të Íñigo Martínez.
Sipas mediave spanjolle, 24-vjeçari shihet si profili ideal për stilin që kërkon Hansi Flick.
Sporting synon të rrisë klauzolën e mbrojtësit nga 60 në 80 milionë euro, çka e vështirëson operacionin, por Barça mbetet e interesuar dhe ka nisur kontaktet me agjentin. Transferimi do të ishte një investim i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtjes blaugrane./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.