Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar planin për sigurinë, mbrojtjen, drejtësinë dhe politikën e jashtme që janë edhe pikat e fundit të programit katërvjeçar të qeverisjes.
Vettingu u përmend sërish nga kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, derisa mënyrën se si i njëjti do të ndodhë e shpjegoi zëvendëskryeministri në detyrë Driton Selmanaj, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, grupi punues ka marrë këshilla për katër mënyra se si mund të ndodhë procesi i verifikimit; Ndryshimi i status quos, ndryshimet kozmetike siç i quajti ai, opsionin e kombinuar në mes vettingut klasik dhe ndryshimeve ligjore, dhe e katërta vetëm vettingu klasik.
LDK sipas Selmanajt do të zgjedhë të tretën, dhe përveç ndryshimeve ligjore që do të masin edhe efikasitetin e gjyqtarëve e prokurorëve, vettingun e shohin si proces të përhershëm i cili do të bëhet çdo pesë vjet.
https://youtu.be/JoFPp8ve6i0
Krahas planeve për ta funksionalizuar kryerjen e obligueshme të ushtrisë, u premtua të bëhet më tepër edhe për policinë, të cilëve thonë se do t’u sigurohen sigurimet shëndetësore e jetësore, dhe do të krijohet edhe ligji për pensionim të parakohshëm.
Para simpatizantëve të tij, të pranishëm e ata virtual, Avdullah Hoti tha se këtë vit do të punojnë të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave por sa më parë sheh edhe finalizimin e dialogut me Serbinë.
Por, në rast se ky proces nuk përfundon me njohje reciproke atëherë qeveria e mundshme e Hotit, do ta kthejë masën e reciprocitetit!
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.