Lajmet e fundit
FC Drenica ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në garën për mbijetesë në Superligën e Kosovës, pasi mposhti në shtëpi SC Gjilani me rezultat 2:1. Përtej suksesit në fushë, kjo ndeshje pati edhe një emocion të veçantë për klubin dhe tifozët drenicas, pasi në stadium ishte i pranishëm edhe Rifat Jashari, një nga figurat më të respektuara në Kosovë, transmeton Klankosova.tv. Prania e tij në tribunat e stadiumit u prit me emocion të madh nga tifozët dhe futbollistët.
Prezenca juaj na dha forcë, motiv dhe fat – dhe bashkë arritëm fitoren
Fitorja ndaj Gjilanit i jep një shtysë të madhe morale dhe sportive Drenicës në javët vendimtare të kampionatit, ndërsa klubi shpreson që rezultatet pozitive të vazhdojnë deri në sigurimin e mbijetesës në Superligë.