Lajmet e fundit

Pjesa e parë u krye 0:0.
Por, e dyta i pa pesë gola të shënohen.
Barcelona arriti të fitojë me rezultat 2:3 ndaj Borussia Dortmundit në xhiron e gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Raphinha shënoi për mysafirët në minutën e 53-të, ndërkaq Serge Guirassy barazoi nga penaltia shtatë minuta më vonë.
Feran Torresi riktheu epërsinë në të 75-tën, mirëpo Guirassy sërish ia anuloi tre minuta më pas.
Sidoqoftë, Barcelona i dha zor edhe njëherë dhe fitoi me golin e dytë të Ferran Torresit në minutën e 85-të.