Një shkollë fillore në San Francisko ka bërë një banjo të përbashkët, që ata e quajnë neutrale për t’i mbështetur të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, pra ata të cilët identifikohen si transeksual ose që ende nuk e kanë përcaktuar seksualitetin e tyre.
Shkolla fillore “Miraloma” ka ndryshuar disa prej shenjave në banjot e kësaj shkolle, për të krijuar një hapësirë për tetë nxënësit që janë vetëdeklaruar si transgjinor ose disa të tjerë që nuk janë indetifikuar ende sipas normave gjinore tradicionale, transmeton Klan Kosova.
Tani për tani, kjo praktikë do të hyjë ne fuqi për fëmijët në kopsht si dhe në klasën e parë, kurse planet e shkollës janë për të zgjeruar këtë gjë edhe në nxënësit më të vjetër.
“Ne dëshirojmë që çdo nxënës të ndihet i sigurt dhe të jetë pjesë e komunitetit”.
“Kështu që unë shpresojë që kjo valë do të përfshihet në të ardhmen edhe në vendet e tjera”, është shprehur drejtori i kësaj shkolle, Ellen Schatz.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.