Lajmet e fundit

“Sulmuesit Balogun i është hequr kartoni i kuq nga FIFA, vendim ky i cili ka shkaktuar reagime të shumta. Ai është ndëshkuar me karton direkt të kuq në përballjen e kaluar, në fazën e kaluar të eliminimit”, tha ai.Ai tha se në këtë proces kishte ndërhyrë edhe presidenti amerikan, Donald Trump.
“Vendimin e kanë apeluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje ka qenë një ndërhyrje e vet presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë se ka biseduar me ndërmjetësues të lartë të FIFA-s dhe ka kërkuar që të rishikohet vendimi që është marrë Balogunit dhe ai vendim është apeluar me sukses dhe ai do të jetë i gatshëm ndaj Belgjikës”, tha Islami.Sipas tij, vendimi i FIFA-s ka nxitur reagime të shumta në opinionin sportive, ku edhe UEFA ka reaguar duke vlerësuar se me këtë vendim janë tejkaluar "vijat e kuqe" dhe se një ndërhyrje e tillë bie ndesh me parimet dhe rregullat e futbollit.
“Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe UEFA, e cila tha se janë tejkaluar vijat e kuqe dhe është në kundërshtim me rregullat e futbollit, reagime ka pasur edhe nga Belgjika. Tani Baloguni do të jetë i gatshëm për këtë sfidë e cila fillon në orën 02:00 pas mesnate”, deklaroi gazetari Islami./Klankosova.tv