Lajmet e fundit

Ballkani është tronditur që në fazën e parë të Kupës së Kosovës.
Kampioni në fuqi i vendit, njëheri fitues i kësaj gare në edicionin e kaluar, u mposht nga klubi i Ligës së Parë, Rilindja 1974.
Rezultati pas 120 minutave ishte 1:1, ndërkaq në penalti vendësit u treguan më efikasë, duke ua treguar derën Portokallinjëve, raporton Klankosova.tv.
Pas finales ndaj Prishtinës që "Xhebrailat" e fituan nga pika e bardhë, më nuk kanë arritur të dalin kokë lartë na ekzekutimi i 11-metërshave.
Nga penalltitë Ballkani humbi edhe ndeshjen kualifikuese për Ligën e Kampionëve nga Santa Coloma.
Njejtë suharekasit nuk ia dolën nga gjuajtjet e tilla as në rrethin e tretë eliminator ndaj Larnes, kurse sot "kapaku" vendoset kundër një skuadre nga Liga e Parë e Kosovës.
•
Tjetra ndeshje që u përcaktua nga penaltitë ishte ajo midis 2 Korrikut dhe Dinamos, ku triumfuan këta të fundit.