Lajmet e fundit

Kampioni aktual Ballkani ka barazuar 1:1 ndaj Gjilanit vetëm një minutë pasi vendësit kaluan në epërsi.
Braziliani Queven barazoi shifrat për Xhebrailat në minutën e shtatë.
Ky ballafaqim në kuadër të xhiros së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, po zhvillohet në stadiumin me bar artificial në kryeqendrën e Anamoravës.
Aktualisht, Ballkani ka marrë pikët e plota në javën e parë ndaj Dukagjinit, kurse Gjilani ka barazuar me Llapin në Podujevë.