Lajmet e fundit

Skuadra kampione e Kosovës ka bërë publike formacionin për duelin e kthimit ndaj Santa Colomas. Pasi nuk u paraqit në Andorrë për shkak të disa problemeve me dokumentacion, sulmuesi i ri i Ballkanit, Sundey Adetunji, e nis sot nga minuta e parë.
Me të në përbërje janë edhe Enea Koliçi, Arbër Potoku, Bajram Jashanica, Gentrit Halili, Astrit Thaqi, Lindon Emerllahu, Marsel Ismajlgeci, Bleart Tolaj, Almir Kryeziu e Bernard Karrica, njofton Klankosova.tv.
Me fitore eventuale, sikurse edhe me barazim, suharekasit do të kualifikohen në raundin e dytë eliminator të Ligës së Kampionëve. Këtë fazë më parë nuk e ka prekur asnjë skuadër kosovare. Kundërshtari i mundshëm i Ballkanit në rrethin e dytë kualifikues, është kampioni i Danimarkës, Midtjylland.