Lajmet e fundit

Ballkani është mposhtur në kohën e rregullt nga Santa Coloma në kuadër të kualifikimeve për Champions League.
Pjesa e parë u mbyll baras, teksa Adetunji u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 38-të të takimit.
Suharekasit nuk pranuan gol deri në fund, ku në minutën e 92-të ishte Sinani ai që shënoi në portën e tij, për ta çuar ndeshjen në vazhdime.
Nëse edhe vazhdimet mbyllen me epërsinë prej 1 goli të mysafirëve, atëherë kualifikuesi do të përcaktohet në penallti.