Lajmet e fundit

Ballkani ka kaluar në epërsi kundër Prishtinës në derbin e javës së pestë të Superligës së Kosovës.
Ishte Bernard Karrica ai që në minutën e 82-të të takimit e çoi topin në rrjetë pas një tollovie të krijuar në zonë, njofton Klankosova.tv.
Nëse rezultati vazhdon të mbetet kështu deri në fund, atëherë Ballkani do të jetë në vendin e parë me 10 pikë, kurse Prishtina në vendin e tretë me shtatë.