Lajmet e fundit

Të martën me fillim nga ora 16:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të zhvillohet ndeshja kthyese mes Ballkanit dhe Santa Colomas në kuadër të kualifikimeve për fazën e grupeve në Champions League mes.
Kampioni i Kosovës, Ballkani, ka njoftuar se për ndeshjen e parë si vendas në Evropë, biletat i kanë lëshuar falas.
“Për ndeshjen e parë si vendas në Evropë, që e zhvillojmë në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë, biletat i kemi lëshuar FALAS”.
“Dueli kthyes ndaj Santa Colomas, zhvillohet të martën, me fillim në orën 16:30 dhe FC Ballkani ju fton të gjithëve për ta vazhduar bashkë rrugën tonë, në Ligën e Kampionëve”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshjen e parë, Ballkani si mysafir ndaj Santa Colomas e ka fituar me rezultat 2-1, gjë që për t’u kualifikuar tutje do t’i mjaftonte vetëm një barazim.