Lajmet e fundit

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Suharekës me rezultat 1-0, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Kupën e Kosovës.
Golin e vetëm për suharekasit e shënoi Marsel Ismajgeci, në minutën e 90’.
Kampioni i Kosovës në vikend do t’i kthehet Superligës, ku të dielën e pret Lirinë e vendit të fundit.
Përndryshe, gjysmëfinalja e dytë do të zhvillohet pas dy jave, e ku Ballkani do të ketë epërsinë prej një goli. /Klankosova.tv.