Lajmet e fundit

Në luftën për titullin kampion në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, janë konkurentë të "rreptë" mes vete.
Por Ballkani, Drita dhe Llapi të njejtin rivalitet e kanë shtrirë edhe në elitën e shpresave, pasi edicionin e ri e kanë nisur furishëm, njofton Klankosova.tv.
[caption id="attachment_2371351" align="alignnone" width="388"]
FC Ballkani, FC Drita, KF Llapi, U-21[/caption]
Të trija këto skuadra nuk njohin humbje në katër ballafaqimet e para të sezonit vjeshtor në "Bon Voyage Superligën U-21".
Me rezultat identik, 5-0, "Xhebrailat" triumfuan në Suharekë ndaj Dukagjinit dhe Feronikelit'74, tri pikë morën edhe si mysafirë të Gjlanit 2-1, kurse në konakun e Malishevës regjistruan rezultat tenistik, duke deklasuar nikoqirët 6-1.
Dy gola më shumë malishevasëve ua shënoi Drita në Gjilan, pasi e "nënshtroi" 8-1, raporton Klankosova.tv.
"Intelektualët" me tri pikë u kthyen edhe nga kryeqyteti, pasi fituan ndaj Prishtinës me rezultat 2-0, kurse në terenin vendas nuk gabuan as ndaj Suharekës, të cilën e mundën minimalisht 1-0, sikurse edhe Ferizajin 2-0, raporton Klankosova.tv.
Pos barazimit të sotëm me Prishtinën në kryeqytet 2-2, Llapi mori nëntë pikë në duelet e para, pasi mposhti Gjilanin 4-0, në Drenas shkëlqeu duke fituar 5-1 sikurse edhe që triumfoi ndaj Malishevës në Podujevë me rezultat 3-1.
Ballkani udhëheq renditjen tabelare me 12 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, por me diferencë prej katër realizimesh në goldallim. Llapi tani zë vendin e tretë me 10 pikë të grumbulluara.