Një baba i pesënjakeve nga Idaho e ShBA-së theu rekordin botëror Guinness duke shtyrë një karrocë me pesë fëmijë brenda një distance prej 1 kilometër në 5 minuta e 34 sekonda.
Chad Kempel i Eagle doli në pistën e shkollës së mesme Eagle dhe shtyu një karrocë pesëshe që mbante fëmijët e tij, Savannah, 8 vjeç; Avery, 7; dhe 5-vjeçarët Noelle, Grayson dhe Preston për një distancë prej 1 kilometër.
Dy 5-vjeçarët e tjerë të Kempel-it e brohoritën atë nga mënjanë me nënën Amy.
"Meqenëse kishim pesë foshnja në të njëjtën kohë, na duhej një karrocë me pesë fëmijë, kështu që blemë karrocën pesëshe dhe duke qenë se ajo ka rrota të shkëlqyera për shpejtësinë, vendosa ta shtyja karrocën teksa isha jashtë për vrapimin tim", - tha Chad Kempel për zyrtarë të Guinnessit.
Arritja i dha Kempelit rekordin për 1 kilometër më të shpejtë duke shtyrë karrocën pesëshe (mashkull).
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.