Lajmet e fundit

Klan Kosova ju sjell historinë dhe të bëmat e njërit ndër personave më human në botë, për të cilin pak nga ne kemi dëgjuar.
Abdul Sattar Edhi, i cili vdiq më 8 korrik 2016, arriti të bëj ndryshim në botë, duke ndihmuar të varfrit, të sëmurët e jetimët.
Për më shumë, më poshtë gjeni tekstin e video-s në gjuhën shqipe.
“Ky është njëri nga personat më të mirë që ka ecur në tokë.
Ai ka ndihmuar më shumë njerëz se çdo qenie njerëzore tjetër, përgjatë historisë.
Megjithatë, mesiguri kurrë nuk keni dëgjuar për të.
Abdul Sattar Edhi ka lindur në vitin 1928 në Gujarat, në Indinë Britanike.
Kur ishte 11 vjeç, nëna e tij u paralizua.
Edhi u kujdes për të.
Ajo vdiq kur Edhi ishte 19 vjeç.
Këtu Edhi zbuloi misionin e tij: Të kujdesej për të sëmurët, të moshuarit dhe të varfrit.
Në Pakistan nuk ka pasur rrjet sigurie për persona të varfër, kështu ai kërkoi lëmoshë rrugëve për të krijuar një spital.
Që nga ajo kohë fondacioni i tij ka shpëtuar 20,000 fëmijë të braktisur, ka rehabilituar 50,000 fëmijë bonjak dhe ka trajnuar 40,000 infermierë.
Edhi themeloi shërbimin me ambulancë më të madhin në botë, së bashku me shtëpi për kujdes pa pagesë, klinika, jetimore, strehimore për gra dhe qendra rehabilituese, transmeton Klan Kosova.
Ai njihet si “Babai Terezë” i Pakistanit.
Ai kishte vetëm dy palë veshje dhe kurrë nuk kishte marrë pagë nga fondacioni i tij.
Edhi ka thënë “Kur ndaloni së jetuari për luks, atëherë do të mësoni kuptimin e vërtetë të jetës”
Ai vdiq më 8 korrik 2016, në moshën 88 vjeçare nga mosfunksionimi i veshkave.
E kërkesa e tij e fundit, ishte që ti dhuronte organet e tij, transmeton Klan Kosova.
Edhe në vdekje dëshironte të ndihmonte të tjerët.
Historia e Edhi-t është një kujtesë që çdo person ka fuqinë që të ndërroj botën.
Çfarë do të bëni ju?
Pusho në Paqe Edhi Sahab
1928-2016”