Lajmet e fundit

Një baba, djali i të cilit ishte diagnostifikuar me kancer disa vite më parë, e për pasojë ka mbetur në karrocë invalidore, ka bërë një shpikje shumë të veçantë.
Lon dhe Anita Davis, nga Kansas janë prindër të dy djemve, njëri prej të cilëve, Reese, ishte diagnostifkuar gati menjëherë pas lindjes me kancer, transmeton Klan Kosova.
Kur Reese u bë tre vjeç, ishte i dëshpëruar që të vishej si karakteri i tij i tij i preferuar Pixar te Wall.E.
Ai ishte një fëmijë në karrocë, e dëshira e tij e madhe për t’u veshur si karakteri më i dashur i tij e shtyu baban e tij që të ndërtojë vetë një karrocë.
Qe prej atëherë, për çdo festë të Halloween, Resse dhe babai i tij, kanë punuar së bashku që të ndërtojnë një karrige me rrota, të dizajnuar me një prej kosutmeve që zgjidhte Reese.
Tani, shtatë vjet më vonë, Lou dhe Anita kanë nisur prodhimin e këtyre karrocave.
Ata këtë gjë e kanë bërë për të vetmen qëllim, që të gjithë fëmijët me aftësi të kufizuara, t’i bëjnë të ndihen si gjithë të tjerët.