Lajmet e fundit

Juventusi është ndalur në barazim nga Cagliari, me rezultat 2-2, në kuadër të 33-të Serie A.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Gianluca Gaetanos, në minutëne 30', i cili ishte i saktë nga penaltia.
Për golin e dytë u përkujdes Yerry Mina, në minutën e 36', i cili gjithashtu realizoi nga penaltia. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, "Zonja e Vjetër" e barazoi rezultatin. Fillimisht shënoi Dusan Vlahoviq, në minutën e 61', teksa golin e barazimit e shënoi Alberto Dossena, i cili realizoi autogol në minutën e 87'.
Juventusi pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 64 pikë, teksa Cagliari, në pozitën e 13-të me 32 sosh. /Klankosova.tv.