Lajmet e fundit

Pas rikthimit të komunikimit, astronautja Christina Koch u shpreh: “Është kaq mirë të dëgjosh sërish Tokën.”
Anija Orion vendosi rekord të ri duke kaluar kufirin prej 400 mijë kilometrash, ndërsa astronautët përjetuan edhe një eklips të plotë diellor dhe vëzhguan nga afër sipërfaqen e panjohur të Hënës.
Komandanti Reid Wiseman tha se ekuipazhi pa pamje të papara më parë, ndërsa një moment emocional ishte kërkesa për të emërtuar dy kratere, njëri në nder të kapsulës “Integrity” dhe tjetri në kujtim të bashkëshortes së tij të ndjerë.
Misioni konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rikthimit të njerëzve në Hënë dhe përgatitjes për udhëtime të ardhshme drejt Marsit.
Astronautët pritet të përballen së shpejti me fazën përfundimtare: rikthimin në Tokë dhe uljen në Oqeanin Paqësor.