Weather Rant është një shërbim profesional telefonik, që ia mundëson australianëve që të thërrasin e të ankohen për motin.
Ky projekt është mundësuar nga artistja Angela Garrick e cila kohët e fundit ka pasur shumë ankesa për motin e nxehtë që mbretëron në Sidnej, transmeton Klan Kosova.
Kështu që ajo bëri postera për të treguar numrin ku njerëzit mund të thërrasin për tu ankuar për motin dhe i shpërndau në të gjithë vendin.
“Shpesh unë ndihem e frustruar pasi që më duhet të qëndroj në shtëpi kur ka stuhi apo që marr shumë rreze dielli në plazh dhe thjeshtë dua të ankohem dikund, e për këtë gjë ky shërbim telefonik është i duhuri”.
“Gjërat e vogla mund të ndikojnë keq në gjendjen tonë emocionale dhe ndoshta ndihemi më mirë duke folur për motin që shpesh shihet si ni bisedë banale por që ka shumë lidhje me gjendjen tonë psikologjike”, u shpreh Garrick.
Ajo tregon se cila kategori ankohen më shumë, të rinjtë apo më të moshuarit.
“Të moshuarit zakonisht kanë ankesa në atë se si moti ndikon në shëndetin e tyre fizik, kurse të rinjtë shqetësohen për motin pasi që shpesh ndodhë që mund t’ia prish planet”.
https://www.instagram.com/p/-z40NXFEQs/
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.