Para disa ditësh gjigandi gjerman i prodhimit të veturave Audi, i ka prezantuar dy seri të reja.
Bëhet fjalë për modelet A5 dhe S5, të cilët do t'i lansojë në treg në vitin 2025.
Synimi i Audisë, do të jetë heqja nga përdorimi e A 4-shit, duke e zëvendësuar atë me A5-shin e ri shumë të sofistikuar dhe më praktik.
"Bishat" do të jenë me motor V6 turbo, dhe do të kenë 367 kuaj fuqi.
Audi A5 dhe S5 do të vijnë me motorë benzinë dhe naftë.
Ndërkaq, gjigandi gjerman do të sjell një version të modifikuar të A4-shit, por i cili do të jetë vetëm elektrik.
https://www.youtube.com/watch?v=1YVXORirkrY&t=50s
[caption id="attachment_2347475" align="alignnone" width="725"]

Audi prezanton dy seritë e reja A5 dhe S5[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.