Atletico Madrid po shqyrton një marrëveshje shkëmbimi mes Julian Alvarez dhe Viktor Gyokeres me Arsenalin, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e shitjes së sulmuesit argjentinas te Barcelona.
Sipas GOAL, klubi madrilen ka bllokuar çdo negociatë me Barcelonën, duke mos lënë hapësire për vazhdim apo fillim të negociatave, transmeton Klankosova.tv.
Në vend të kësaj, vëmendja është zhvendosur drejt Premier League, ku po diskutohet një shkëmbim i mundshëm me Arsenalin.
Operacioni do të përfshinte kalimin e Alvarez te klubi londinez, ndërsa në drejtim të kundërt te Atletico do të transferohej Viktor Gyokeres, me një diferencë financiare që mund të arrijë rreth 60 milionë euro.
Atletico beson se afrimi i Gyokeres do t’i siguronte skuadrës një qendërsulmues të profilit të lartë, ndërsa negociatat mbeten ende në fazë fillestare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.