Atletico Madrid e ka shënuar një fitore të madhe në sekondat e fundit në shtëpi kundër Sevillas, me rezultatin 4:3.
Golin e fitores e realizoi Antonie Griezmann krejt në fund të ndeshjes.
Ai shënoi për shifrat 4:3, duke ia dhuruar tri pikë të mëdha skuadrës së tij.
Derisa golat e tjerë për skuadrën e Diego Simeones i shënuan, De Paul, Lino dhe Griezmann, i cili qëlloi cakun dy herë në këtë ndeshje.
Me këtë fitore, "Colchoneros", shkon në kuotën e 35 pikëve në pozitën e tretë, tri më pak se lideri, Barcelona që i ka 38 pikë.