Vegla analitike e Administratës Tatimore të Kosovës për gjurmimin e atyre që fitojnë nga rrjetet sociale vetëm gjatë 2022, nxori në pah 1.9 milion euro që më parë nuk identifikoheshin.
Rreth 10 për qind e kësaj shume është tatim shtesë që përfiton shteti, e për mosdeklaruesit u dhanë edhe gjoba prej 67.529 euro. Një vëzhgim i tillë përmes softuerit “MKCVI” do të jetë në vazhdimësi, njofton Klan Kosova.
Të ardhurat më të majme janë nga ‘Tik Tok-u’ si rrjeti më i përdorur në Kosovë. E Valon Kerolli, si njohës i tyre shpjegon dy mënyrat e fitimit përmes tij, përmes reklamave me kompani të ndryshme por edhe përmes paraqitjeve ‘live’. Gjatë paraqitjeve të drejtpërdrejta, përdoruesit marrin dhurata të cilat kthehen në para.
Të ardhurat e një ‘tiktokeri’ ndahen për gjysmë me platformën, dhe është aplikacion më i favorshëm shkaku i arritjes më të shpejt te fitimi i mjeteve.
https://www.youtube.com/watch?v=y6Kor_cqsxg
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.