Lajmet e fundit

Atalanta ka konfirmuar se do të aktivizojë opsionin e blerjes së Charles de Ketelaere.
Këtë e ka thënë presidenti i këtij klubi Antonio Percassi: "Ne do ta bëjmë atë të ndodhë".
Atalanta e ka opsionin e blerjes prej 23 milionë eurosh plus shtesa prej 4 milionë eurosh dhe klauzolë shitjeje 10 për qind për AC Milan.
De Ketelaere e ka gjetur veten te klubi i Atalantas pasi te Milani nuk pati hapësirë të duhur.
Ai ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar nëntë të tjerë në 44 paraqitje, duke përfshirë të gjitha garat.
Përndryshe, Atalanta ka arritur në finale të Ligës së Evropës, ku do të përballet me Bayer Leverkusenin.