Astronomët kanë zbuluar se cili mund të jetë objekti më i ndritshëm në univers.
Objekti është një kuazar me një vrimë të zezë në zemrën e tij që po rritet aq shpejt sa që gëlltit ekuivalentin e një dielli në ditë, thonë astronomët, transmeton Klankosova.tv.
Kuazari që thyen rekord shkëlqen 500 trilionë herë më shumë se dielli ynë. Vrima e zezë që fuqizon këtë kuazar të largët është më shumë se 17 miliardë herë më e madhe se dielli ynë, raportoi një ekip i udhëhequr nga Australia të hënën në revistën Nature Astronomy.
Ndërsa kuazari i ngjan një pike të thjeshtë në imazhe, shkencëtarët parashikojnë një vend të egër.
Disku rrotullues rreth vrimës së zezë të kuazarit - gazi i ndritshëm rrotullues dhe lëndë të tjera nga yjet e gllabëruar - është si një uragan kozmik.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.