25.12.2015 · përditësuar para 3848 dite1 min lexim
Astronauti Tim Peake ka bërë një urim jo të zakonshëm me rastin e festës së Krishtlindjes.
Ai gjendet në hapësirë në një mision që do të zgjatë afro gjashtë muaj.
Ndërsa nga atje ka bërë një fotografi të Tokës dhe e ka postuar në rrjetin social Twitter ku ka thënë: “Shpresoj se jeni duke kaluar momente të mira me rastin e Krishtlindjes. Po dukeni bukur nga këtu”.
Ndërsa po ashtu ai i ka kërkuar falje një zonje të cilën e ka thirrur në telefon gabimisht duke i thënë “Tungjatjeta, a është planeti Tokë?”.
Ai ka thënë se këtë e kishte bërë gabimisht deri sa e kishte shtypur numrin e telefonit, transmeton Klan Kosova.
Kjo është fotografia të cilën e ka bërë Peake nga hapësira:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.