Lajmet e fundit

Aston Villa luan sonte kundër Manchester Cityt në xhiron e 31-të të Premier Ligës.
Teksa vendësit po luftojnë për titull, Aston Villa po e kërkon kthimin në garën elitare evropiane pas 45 vjetësh.
Mirëpo, ata parashihet ta kenë më vështirë sonte pasi që luajnë pa qendërsulmuesin Ollie Watkins.
Watkinsi ka qenë ndihmë masive për Villën që mban vendin e katërt në tabelë, pasi këtë sezon ka shënuar 16 gola e ka realizuar 10 asistime.