Lajmet e fundit

Aston Villa ka fituar ndaj Young Boys 0:3 në javën e parë të Ligës së Kampionëve.
Yuri Tielemans në minutën e 27-të kaloi mysafirët në avantazh.
12 minuta më vonë epërsinë e shtoi Jacob Ramsey i asistuar nga Olly Watkins.
Amadou Onana shënoi golin e tretë dhe të vulës së fitores në minutën e 86-të.