Lajmet e fundit

Olympiacos ka tronditur Aston Villan duke e mposhtur me rezultat 4-2, në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Konferencës.
El Kaabi shënoi dy herë për grekët në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 16’ dhe më pas në minutën e 29’.
Në fund të pjesës së parë Ollie Ëatkins e ngushtoi epërsinë e grekëve në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Moussa Diaby e barazoi rezultatin me një gol në minutën e 52’.
Megjithatë, Olympiacos nuk u dorëzua dhe realizoi edhe dy gola të tjerë. El Kaabi kompletoi hatrickun në minutën e 56’.
Ndërsa golin e katërt e realizoi Santiago Hezze, për rezultatin final të ndeshjes 4-2.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave. /Klankosova.tv.