Lajmet e fundit

Bayer Leverkuseni ka vazhduar pa humbje, këtë herë duke barazuar me West Hamin, me rezultat 1-1, në mbrëmjen e së enjtes në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Me këtë rast Leverkuseni siguroi gjysmëfinalen e kësaj gare, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 3-1 nga dy takimet.
Në sfidën që u zhvillua në mbrëmjen e së enjtes, së pari kaluan në epërsi vendasit me naën të Michail Antonios, në minutën e 13’.
Megjithatë, mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Jeremie Frimpong, në minutën e 89’, duke mbetur akoma të pamposhtur.
“Aspirinat” pas këtij barazimi shkojnë në kuotën e 44 ndeshjeve pa humbje. /Klankosova.tv