Si bebe, Adami dhe Neil Pearson dukeshin aq të ngjashëm saqë edhe nënës së tyre i janë përzier, transmeton Klan Kosova.
Tani, ata duken aq ndryshe sa është e vështirë të besohet se ata janë binjakë identikë.
Fytyra e Adamit është shpërfytyruar në anën e majtë nga tumoret jo-kanceroze që filluan në rritje të pakontrolluar, kur ai ishte fëmijë.
Pavarësisht 33 operacioneve për t’i hequr ato, 37 vjeçari ka mbetur i verbër në njërin sy dhe po humbet shikimin edhe në syrin tjetër.
Vëllai i tij Neil gjithashtu vuan nga të njëjtat probleme gjenetike, por tumoret nuk u rritën në fytyrën e tij.
Në vend të kësaj, ai vuan nga epilepsia dhe humbja e kujtesës e cila është aq e rëndë saqë ai nuk mund të mbaj në mend se çfarë dite është.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.