Lajmet e fundit

Futbollisti Jasir Asani ka thënë se ka qenë i privilegjuar që të luajë krah Sokol Cikalleshit, i cili njoftoi pensionimin nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Asani shtoi se Cikalleshi do mbetet gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën.
“Ndihem i privilegjuar që kam patur fatin dhe mundësinë të mësoj nga ti, e jam po aq krenar që kam zbritur në fushë përkrah teje për të njëjtin qëllim, për kombin tonë”, shkroi Asani.
“Krahas vlerave që nuk diskutohen si futbollist, ti je një njeri i madh me vlera të jashtëzakonshme. Do mbetesh gjithnjë pjesë e historisë, në pjesën e artë të saj, si një legjendë, që ka dhënë gjithçka për fanellën”.
Ai i ka uruar suksese në çdo hap të jetës në vijim.