Një çift nga Tennessee, të cilët ishin të martuar për 64 vjet, kanë vdekur vetëm disa orë pas njëri - tjetrit.
Ata momentet e fundit të jetës i kanë kaluar të kapur dorë për dore në shtretërit e spitalit, transmeton Klan Kosova.
Dolores Winstead 83 vjeçare dhe burri i saj, Trent Winstead 88 vjeçar, vdiqën dy javë më parë, pak kohë para se ta festonin 64 vjetorin e martesës.
Pak para se të ndërronin jetë, Dolores qëndroi pranë tij në spital pasi u shtri për probleme me veshkat.
Dializa ia kishte përkeqësuar zemrën kështu që ai u detyrua të shkojë nën kujdes intensiv. Por, shumë shpejt edhe vet Dolores filloi të ankohej për shëndetin e saj.
83 vjeçarja u shtrua në spital afër burrit të saj. Stafi i spitalit u pajtuan që çifti të qëndrojnë në momentet e fundit të jetës pranë njëri –tjetrit.
Dolores vdiq në ora 9 e 10 minuta më 9 dhjetor. Djali i çiftit, Eddie, i tregoi babait të tij që ajo veçse ka vdekur. 88 vjeçari e puthi atë për herë të fundit, dhe ndërroi jetë vetëm disa orë më vonë.

●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.