Lajmet e fundit

Derisa kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në zgjedhjet presidenciale amerikane, fakti se Donald Trump, mund të jetë fitues është bërë shqetësuese për amerikanët.
Kjo për shkak se Trump, konsiderohet një njeri që monedha e të cilit është urrejtja, gënjeshtra dhe absurditeti e që i cili mund së shpejti të jetë në krye të kombit më të fuqishëm në tokë, përcjellë Klan Kosova.
Por nëse të gjitha tingëllojnë shqetësuese edhe për ju, atëherë ju nuk jeni të vetmit.
Në një nga fushatat e së premtes në Colorado, Donald Trump ndaloi për të shkrepur edhe disa fotografi aty gjendej foshnja tremuajshe Kellen Campbell dhe ajo gjashtëmuajshe Evelyn Keane, përcjellë Klan Kosova.
Ndonëse janë ende bebe dhe nuk dinë asgjë për politikën që zhvillohet, fotografitë po cilësohen sikur edhe këto të dyja e kanë kuptuar se çfarë ndodhë nëse Trump, zgjidhet president i SHBA-së.
Kjo ngase vogëlushët shihen duke qarë pa ndal derisa gjendeshin nën duart e kandidatit Trump, prandaj edhe fytyrat e tyre tregojnë të vërtetën ndonëse jo për të gjithë amerikanët, por për ata të cilët nuk e duan Donald Trump, përcjellë Klan Kosova.