Tingulli që po dëgjohet në sheshet e kryeqytetit që sa ditë është i pazakontë, aq sa edhe instrumenti që po e lëshon atë.
Andaj, perfomanca e Melih Gezmen, në Handpan, ka marrë vëmendjen e atyre që po enden andej, njofton Klan Kosova.
Turku, që rreth një muaj, po luan në Prishtinë në instrumentin e zbuluar në Zvicër, i cili në Kosovë s’është se njihet fort.
Pos melodisë që bie në vesh, ata që afrohen këtu, çuditen edhe me formën interesante të instrumentit.
Të dyjat, bëjnë që kosovarët të tregohen dorëshlirë kur dëgjojnë performancën në qendrën e Prishtinës.
https://www.youtube.com/watch?v=Ad--AojwiKw
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.