Rev Mayers nga Sydney në Australi, është njëri ndër artistët e paktë të llojit të vet që ka bota.
Ai ka pikturuar qindra vepra arti me gjakun e tij, madje duke e integruar një gyp të lidhur në brushë në venat e tij, në mënyrë që të merrte gjakun direkt me spray e në pikturë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Mayers është 39 vjeçar dhe është ndër të paktët artistë të botës që pikturojnë me gjakun e vet.
Australiani ka humbur shumë gjak në emër të artit të tij që kur e filloi para 11 vjetësh, duke e rrezikuar edhe jetën.
“Gjithmonë kam bërë gjëra që të dallohem nga të tjerët dhe të marr vëmendjen”, ka thënë ai.
Në të shumtën e rasteve, ai e ka ndihmën e një infermiereje e cila ia merr gjakun, e ky më pas pikturon me gjakun e tij kafshë të ndryshme e krijesa imagjinare..
Tri herë ai ka pasur edhe një katedër në venat e tij, që gjakun ta nxirrte direkt në pikturë.
“E kam bërë këtë gjë tri herë, dhe nuk më pëlqen ta bëj më. Kur jap gjak ndjehem shumë keq, është e vështirë për trupin ”.
Pavarësisht praktikës së tij kontroverse, Mayers rrallë herë merr komente negative.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.