Artisti 37-vjeçar nigerian, Chibuike Ifedilichukwu, pa shpresë aty ku të tjerët panë mbeturina.
Me kanaçet e aluminit ai krijon portrete të njerëzve të famshëm si reagim provokues ndaj praktikave të menaxhimit të mbeturinave nga vendi i tij.
Ifedilichukwu ka prodhuar rreth 40 vepra të artit që janë shfaqur në Nigeri dhe në shtete të huaja. Pjesët e tij janë shitur deri në 1,000 dollarë secila pasi u bënë virale në mediat sociale.
Ai aktualisht përdor materiale si alumin, dru, plastikë, metal, tela bakri, litar dhe shishe injeksioni të ofruara nga klinikat e lagjeve.
Synimi i tij është të krijojë një galeri arti për të promovuar kauzat mjedisore.
Artisti nigerian i vlerësuar me çmime "Chimamanda Ngozi Adichie", si subjekt të veprave të tij janë reperja amerikane Cardi B dhe Don Jazzy.
Ai si qëllim për të ardhmen ka të portretizojë vetëm të famshëm që janë të përgjegshëm dhe punojnë në mbrojtjen e mjedisit, si aktori Leonardo di Caprio dhe aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.